
Kompania jone vjen prej nje pervoje shumevjecare ne degen e informatikes dhe te sistemeve te integruara. Te pakta jane ne fakt firmat informatike qe mund te thone se ekzistojne qe prej vitit 1998 ne tregun shqiptar.
Arsyeja e nje historiku te tille qendron tek profesionaliteti dhe pergatitja teknike e stafit tone, tek serioziteti ne biznes dhe perpikmeria me te cilen trajtojme klientet tane.

Jemi diferencuar gjithmone nga ai lloj biznesi i cili mendon te kryeje maksimumin e fitimit me minimumin e impenjimit kaq e perhapur ne Shqiperi. Ekzistojne ne fakt shume instalatore sistemesh te improvizuar ose firma te tilla dhe te shpeshta jane rastet kur klienti braktiset e injorohet duke mos i lene keshtu mundesine te shfrytezoje investimet e tij.
Nga ana tjeter motoja jone eshte :
INTEGRIM INTEGRIM INTEGRIM
qe duhet kuptuar si sherbime 360° qe u ofrohen firmave te medha dhe institucioneve shteterore te cilat duan te kontaktojne jo shume kompani qe u zgjidhin secila nje pjese te problemit por nje kompani se ciles i shtrojne problemin dhe e cila u jep zgjidhjen totale.




